U PËRMBYLL ME SUKSES EDICIONI JUBILAR I FESTIVALIT TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

U përmbyll me sikses edicioni i 25-të i festivalit “Anadrinia Jehon” duke dëshmuar për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e këshillit organizues, banorëve të fshatit Dejnë, strukturave të pushtetit lokal, ekipit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, Policisë së Kosovës, sigurimit fizik, njësisë së zjarrfikësve, medieve, publikut, si dhe të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij festivali, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Ky edicion konfirmoi se ky aktivitet kulturor me karakter kombëtar tashmë është konsoliduar dhe ka ndërtuar themele të forta në promovimin e kulturës dhe folklorit shqiptar. Pjesëmarrja e 17 grupeve artistike nga vise të ndryshme shqiptare ishte dëshmi e vlerës dhe jehonës që ka marrë ky festival ndër vite.

Juria profesionale, e përbërë nga: Haki Mulliqi – profesor i koreografisë, Visar Munishi – magjistër i etnomuzikologjisë, Arbnora Kolgjeraj – antropologe, Uesli Alushi – magjistër i koreografisë, Laureta Behluli – profesoreshë e muzikës, si dhe drejtori i festivalit Muharrem Morina, pati një punë të vështirë në vlerësimin e prurjeve artistike, pasi niveli i prezantimeve ishte i kënaqshëm dhe dëshmoi seriozitetin e grupeve dhe artistëve pjesëmarrës.

Fituesit e këtij edicioni ishin:

Vendi i 1️⃣: Ansambli i këngëve dhe valleve “Gurra” nga Kurbini;

Vendi i 2️⃣: Ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët” nga Ferizaji;

Vendi i 3️⃣: Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Bajram Curri” nga Prishtina;

Çmimi “MUHAMET MALËSORI” – Rilind Krasniqi nga Shtimja;

Çmimi special “JAVA E DËSHMORËVE” – Ansambli i këngëve dhe valleve “Deçani”.

Me çmime, mirënjohje dhe medalje u nderuan edhe shumë individë, grupe pjesëmarrëse dhe donatorë që kontribuuan në këtë edicion jubilar.

Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese të mëtutjeshme!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …