leoni

U PËRURUA RRUGA BARDH I MADH – LISMIR – FUSHË KOSOVË

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi rrugën Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë, investim i MIT-së. Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin. Ai shtoi se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve. Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …