Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden

U përurua rruga “Beau Biden”

Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” u përurua rruga që mban emrin e djalit të zëvendëspresidentit të SHBA-ve Beau Biden. Me këtë rast zëvendëspresidenti tha se djali i tij i cili vitin e kaluar ka vdekur nga kanceri ishte dashuruar në Kosovën ashtu siq edhe ishte dashuruar vetë ai. I ndikuar nga emocionet për këtë nder që i është bërë nga shteti i Kosovës Biden ka prezantuar të birin dhe të bijën e Beau Biden si dhe familjen tjetër të tij.  Biden tha se ky çast është i ëmbël por edhe i hidhur derisa premtoi se çdo Biden do të vijë në Kosovë për ta parë memorialin e ngritur për nder të tij. Pas kësaj ceremonie Biden dhe familja e tij kanë udhëtuar  në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …