U përurua stadium në Han të Elezit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë sot përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. Me këtë rast ministri bëri të ditur se vlera e tërërsishme e stadiumit është rreth 220 mijë euro. Ky investim është bërë në bashkëpunim mes MKRS, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës.

“Është kënaqësi e veçantë që të jem në përurimin e një prej investimeve më të rëndësishme në këtë komunë. Jam shumë i lumtur që bashkë me Komunën dhe Federatën e përfunduam në një afat rekord këtë projekt kapital duke pasur parasysh që ndërtimi i këtij stadiumi ka qenë kërkesë për vite tëra por ne pas marrëveshjes me kryetarin e përfunduam për disa muaj”, tha ministri Gashi.

Ministri po ashtu tha se ky investim është në kuadër të investimeve për avancimin dhe fuqizimin e infrastrukturës sportive dhe është interesim i yni që ta masivizojmë sportin në të gjithë Republikën e Kosovës. Ndër të tjera, ministri Gashi falënderoi kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi  dhe atë të Komunës Rufki Suma për bashkëpunim në finalizim të këtij projekti dhe theksoi se projekti i nisur për ndërtimin e 12 fushave është shumëfishuar.

Nga ana tjetër kryetari i FFK-së, Agim Ademi, dhe ai i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, falënderuan ministrin për kontributin e jashtëzakonshëm në futboll dhe thanë se besojnë që nga ky teren me kushte kaq të mira do të dalin futbollistë shumë të mirë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …