Në kuadër të projektit “Reload 2”, një bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe UNDP-së, dhe implementuara nga Organizata Jo Qeveritare (OJQ) “Iniciativa Qytetare Skenderaj”, të mërkurën janë përuruar hapësirat e zhveshtores për Klubin e Volejbollit të Femrave KV “Skenderaj”.

Në ceremoninë e përurimit, përveç volejbollisteve dhe shtabit teknik, kanë marrë pjesë edhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, të cilët u shprehen të lumtur që projekti në fjalë po kontribuon në përmirësimin e kushteve për aktivitetin sportiv të vashave të KV “Skenderaj”.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
