Përkujtohet dëshmori i kombit, Asllan Kleqka

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka përkujtuar në 28-vjetorin e rënies, dëshmorin e kombit, Asllan Kleqka.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

“Sot, bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë, në Kopshtin e Dëshmorëve në Rahovec, nderuam me respekt e pietet të lartë kujtimin për dëshmorin e kombit, Asllan Kleqka, në 28-vjetorin e rënies së tij për lirinë e Kosovës.

Luftëtari Asllan Kleqka dhe vepra e tij do të kujtohet ndër breza, si dëshmi e angazhimit dhe kontributit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës, ashtu siç jemi mirënjohës edhe për angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë në luftën e UÇK-së, të 3 bijve, vëllezërve Luan, Destan dhe Jeton Kleqka.

Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Asllan Kleqka”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi përkujton në 37-vjetorin e rënies heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot heronjtë e kombit, Afrim Zhitia …