Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj të hënën ka pritur në zyrën e tij, disa nga sportistët që u shpallën fitues në Kampiohnatin Botëror në Muaythai që u mbajt në Deçn.
“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time disa nga sportistët që u shpallën fitues në Kampionatin Botëror të Muaythai, i cili mblodhi në Deçan sportistë nga mbarë bota.
Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me kampionët dhe të ndaj me ta krenarinë për një organizim të tillë ndërkombëtar në qytetin tonë.
Falënderoj veçanërisht Presidentin e Federatës së Muaythai, Shpejtim Ahmetaj, për angazhimin dhe punën e tij në sjelljen e këtij eventi të madh sportiv në Deçan.
Urime të gjithë kampionëve dhe faleminderit që Deçanin e bëtë pjesë të një ngjarjeje botërore”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.