Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal të Vitisë, bëra promovimin e dy librave Muzeu i zemrës dhe Shpirti i Atdheut. I falënderoj të gjithë të pranishmit që më nderuan me praninë e tyre. Falënderoj nga zemra redaktorët: prof. Esat Kamberin, z. Fadil Abazin; recensentët: prof. dr. Nexhmedin Bardhin, prof. Fatmir Grejqevcin dhe prof. dr. Sadik Haxhiun. Mirënjohje dhe përshëndetje të veçanta edhe për prof. Shefik Sadikun dhe prof. Hysen Nezirin, si lektorë që kontribuan që librat të dalin sa më të kompletuar. Për ndihmën dhe inkurajimin që më dha zemër e shpirt, e falënderoj shumë-shumë prof. dr. Nexhmedin Bardhin. Ky ishte promotori kryesor i daljes në dritë të dy librave të mia. Falënderoj nga zemra bashkëvendasin tim, prof. Shefik Sadikun, që më dhuroi një dhuratë shumë të çmuar dhe e cila do të ruhet me nostalgji në familjen time. Një falënderim i ngrohtë dhe shumë i veçantë shkon për moderatorin, z. Emanuel Demaj, i cili e drejton mediumin elektronik Kosova.Info. Po ashtu, falënderoj edhe Televizionin Lokal në Viti, ku të dy mediumet përcollën drejtpërdrejt promovimin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
