leoni

????????????????????????????????????

U shënua 25 Vjetori i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121 ” Kumanova”

U shënua 25 Vjetori i Dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121 ” Kumanova”. Këta dy përvjetorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25 Vjetori i dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121 ” Kumanova”, filluan një ditë më parë me ndezjen e flakës së lirisë dhe vazhduan ditën e dytë me nderime dhe homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Kleçkë, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, personalitete nga niveli shtetëror e nga organizatori Komuna e Malishevës dhe komunat për rreth, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së si dhe trojet shqiptare e shumë qytetarë të tjerë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në fjalën e rastit ndër të tjera tha:” Në vendin ku sot jemi mbledhur, në Kleçkën e pathyeshme është harta më e mirë e shqiptarisë, dhe dëshmia më e madhe e kohës dhe historisë, për këtë faktojnë emrat e dëshmorëve, që në ditët më të vështira erdhën nga trevat mbarë shqiptare, në krye me heroin e kombit, Ismet Jasharin – Kumanova, që është kthyer në një simbol të heroizmit të kombit shqiptar. Komandant Kumanova bashkë me bashkëluftëtarë dhanë krejt çfarë patën nga vetja derisa ranë për liri e atdhe, duke i shërbyer misionit fisnik që historikisht i ka bashkuar shqiptarët, pra luftës për liri, atdhe e komb. Pra liria e Kosovës nuk është falur, por është paguar shumë shtrenjtë, dhe madje vet themelet e shtetit të Kosovës janë aty, ku janë varrezat e dëshmorëve, përmendoret e shenjat përkujtimore, të atyre që kanë dhënë jetën për liri e atdhe. Ju familjarë të dëshmorëve të kombit, por edhe gjeneratave tuaja të lirisë, të jeni gjithnjë krenar, sepse gjaku i dëshmorëve, është burimi i lirisë që sot ne e gëzojmë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Komandant Kumanovës, gjithë dëshmorëve të Brigadës 121, Lavdi dëshmorëve të kombit, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”. Në këta përvjetorë, foli edhe personaliteti ushtarak e politik, në kohë lufte e tash në lirinë e Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe mes tjerash theksoi:” Sot nderojmë dëshmorët e brigadës 121 ” Kumanova”, gjithë dëshmorët e kombit dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe vazhdoi: ” Historia e djeshme e Kohës e shkruar dhe vulosur me gjakun e dëshmorëve është udhë rrëfimi më i dinjitetshëm për të gjithë brezat e pikërisht për djemtë e vashat që lindën 25 vjet më parë dhe mësojnë historinë e më të dashurve të tyre, që ia falën jetën atdheut. Ai foli edhe për mbrojtjen e mbi 85 mijë banorëve në malet e pathyeshme të Kleçkës nga luftëtarët e UÇK-së, përballë një ushtrie dhe shteti pushtues serb, deri në fitoren e plotë si dhe për zhvillimet aktuale brenda kësaj periudhe 25 vjeçare” duke përfunduar se ” Luftëtarët e UÇK- së dhe populli shqiptar pagoi çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës dhe vetëm me këtë sakrificë na mbështeti bota liridashëse dhe demokratike”. Nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, foli Faton Klinaku ”Rrugëtimi i popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar u nis me luftën e UÇK-së dhe u finalizua me lirinë e Kosovës, andaj edhe sot kur Kosova po përballet me vështirësi politike, kërkojmë unitet dhe fuqizim të vlerave kombëtare, përballë mohuesve të këtyre vlerave”. Në këta përvjetorë, u lexua edhe kumtesa për luftën e UÇK-së, nga Prof. Ibrahim Gashi, si dhe në fund përformuan, artist e këngëtarë me programin artistik.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, monument dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …