U shfaq premiera e dokumentarit kushtuar rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi  

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, u dha shfaqja e dokumentarit kushtuar rapsodëve emblematikë Salih e Feriz Krasniqi. Këtë dokumentar, e ka përgatitur shkrimtari dhe aktori Ismet Krasniqi. Në këtë ceremoni morën pjesë rapsodë të ndryshëm nga treva e Llapushës, studiues dhe mbledhës të folklorit, si prof.dr. Mehmet Rukiqi dhe prof.dr. Adem Zejnullahu, Sali Zogiani, Shaqir Foniqi dhe të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, duke marrë fjalën në këtë shfaqje, çmoi lartë kontributin e dy rapsodëve tanë, të cilët me zërin e tyre, u bënë ikona të rapsodisë shqiptare, madje duke triumfuar edhe në festivalin evropian në Londër. Nënkryetari Mazreku, po ashtu vlerësoi lartë edhe punën e autorit Ismet Krasniqi, duke e cilësuar si një vlerë të madhe artistike.

Prof.dr. Mehmet Rukiqi, në fjalën e tij, çmoi punën dhe përkushtimin e Ismet Krasniqit për dokumentarin kushtuar dy rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi.

Ismet Krasniqi i dhuroi nga një kopje të dokumentarit, familjeve të rapsodëve që i kushtohet ky dokumentar. Konsulentë profesional të dokumentarit ishin prof.dr. Mehmet Rukiqi dhe prof.dr. Adem Zejnullahu.

Pas përfundimit të dokumentarit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në zyrën e tij përfaqësuesit e familjeve të rapsodëve, autorin e dokumentarit Ismet Krasniqi dhe profesorët prof.dr. Mehmet Rukiqi dhe prof.dr. Adem Zejnullahu, Sali Zogianin.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …