U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Tërpezë dhe Çifllak të Vitisë

Në fshatrat Tërpezë dhe Çifflak të komunës së Vitisë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Tërpezë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Gazmend Salihu dhe janë përzgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 96 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Çifllak, ku morën pjesë 18 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Çifllak u rizgjodh, Ganimet Shabani ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …