leoni

Udhëheqësit komunal vizituan projektet në realizim në komunën e Vitisë

Për të parë nga afër punimet që po kryhen në kuadër të realizimit të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore, shkollore e bujqësore, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, ka vizituar disa lokalitete ku po kryhen këto punime. Me këtë rast, ai ka inspektuar punimet e rregullimit të rrugës bujqësore që lidh fshatrat Goshic-Vërban-Sadovinë e Jerlive, pastaj trotuarin dhe zgjerimin e urës në Sadovinë të Çerkezëve , si dhe projektin e rregullimit të parkut tek çezma e fshatit Sllatinë e Ulët. Ndërsa sa i përket projekteve shkollore, udhëheqësit komunal kanë vizituar punimet në rregullimin e fushës sportive të shkollës në lagjen e Gjinollëve në Sllatinë të Epërme, rivitalizimin e shkollës në Sllatinë të Ulët, si dhe rregullimin e fontanës dhe renovimet në shkollën e Pozheranit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …