Ujëmbledhësi i Jezercit, zgjidhja afatgjate për furnizimin me ujë të pijshëm për Ferizajn

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur delegacionin nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, prirë nga Karina Zachodni, eksperte për çështje mjedisore, drejtori teknik i NH “Ibër-Lepenci” Demë Abazi, Vigan Behluli, ekspert për çështje sociale dhe Pellumb Gjinolli, ekspert për çështje mjedisore, për të diskutuar lidhur me projektin e hidrosistemit Ibër-Lepenc, faza I, që është pjesë e një studimi të detajuar të financuar nga Komisioni Evropian në kuadrin e kornizës: Infrastruktura e Projekteve në Ballkanin Perëndimor WBIF. Edhe me këtë rast, kryetari Aliu ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e jashtëzakonshme që ka për Ferizajn projekti për ndërtimin e ujëmbledhësit në Jezerc, në fazat e ardhshme të këtij projekti, përmes së cilës ofrohet zgjidhje shumëvjeçare për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët ferizajas, do të funksionalizoj fenomenin e Bifurkacionit si dhe do të siguroj ujë për ujitjen e tokave bujqësore, për çka do të insistojmë dhe angazhohemi maksimalisht, që ky projekt të ndodh në të ardhmen e afërt, ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …