UNDP: Fushata “Mos Zgjidh Shfarosjen” vazhdon me projektimin e siluetës së dinosaurit në ndërtesën e qeverisë

Fushata “Mos Zgjidh Shfarosjen” vazhdon me projektimin e siluetës së dinosaurit në ndërtesën e qeverisë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26 dhe promovuar fushatën globale për ndryshimet klimatike të titulluar Mos Zgjidh Shfarosjen në një ngjarje që do të zhvillohet sot me fillim në ora 17:00.

Qëllimi i fushatës globale njëvjeçare është të rrisë ndërgjegjësimin mbi urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimi në energji më të pastër dhe një nga karakteristikat kryesore të saj është personazhi i Frankie the Dino (Dinosauri Frenkie), i cili, në emër të specieve të tij, dërgon një mesazh se ne duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i zhdukjes së njerëzimit të bëhet realitet.

Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Presidencës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së; Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim; Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, përfaqësues të komunitetit diplomatic dhe zyrtarë të tjerë vendor do të jenë të pranishëm për projekcionin e Dinos në muret e ndërtesës.

Në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Dino i punuar në Kosovë për bashkëbisedim dhe fotografim me pjesëmarrësit.

 

Ftesë:

Ftohen mediat të përcjellin këtë ngjarje. Ju lutem që të jeni në vendngjarje pak para orës 17:00.

Kush:          UNDP dhe Zyra e Kryeministrisë

Çka:            Projektimi i siluetës së dinosaurit në ndërtesën e qeverisë

Kur:            Sot në ora 17:00

Ku:             Përballë ndërtesës së qeverisë

 

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;           email: [email protected]

 

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

Vjosa Rakovica Xhemaj, zyrtare për menaxhimin e informacioneve pranë UNDP-së

Mobil: +383 49 709 050           e-mail: [email protected]

Tringë Sokoli, Zyrtare për komunkim dhe media sociale pranë UNDP-së

Mobil: +383 49 659 016         e-mail: [email protected]@undp.org

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …