UNDP

UNDP lanson Raportin e Pulsit Publik “Hartimi i Mbledhjes së të Dhënave për Zhvillim” 

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot Raportin e Pulsit Publik mbi “Hartimi i Mbledhjes së të Dhënave për Zhvillim”. Ngjarja mblodhi së bashku ekspertë të të dhënave dhe përfaqësues të UNDP-së dhe institucioneve të Kosovës, duke ofruar një mundësi për të diskutuar të dhënat dhe agjendën digjitale në Kosovë.

Gjatë 20 viteve të fundit, UNDP në Kosovë në partneritet me USAID/Kosovë përmes Pulsit Publik ka prodhuar të dhëna të besueshme dhe të paanshme për t’u përdorur nga institucionet e Kosovës dhe palët e tjera të interesit si një mjet thelbësor për politikat me njeriun në qendër dhe qeverisjen e mirë. Në vitin 2022, UNDP-ja mori përsipër të analizojë shkaqet e përdorimit të kufizuar të të dhënave dhe sistemeve të ndarjes së të dhënave, dhe të ofrojë rekomandime për metodat për të përmirësuar mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP theksoi në fjalën e saj hyrëse: “Të dhënat e besueshme dhe të përditësuara janë planifikimi, politikat dhe vendimmarrja themelore me njeriun  në qendër. Digjitalizimi u ofron shoqërive mundësi të rëndësishme për të përmirësuar efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike duke rritur gjithashtu transparencën dhe forcuar besimin. Vendimmarrja e bazuar në prova është çelësi për të siguruar që zhvillimi u përgjigjet nevojave të të gjitha grupeve të shoqërisë. UNDP-ja ndërmori këtë analizë për të kuptuar shkaqet e përdorimit të kufizuar të të dhënave dhe sistemeve të ndarjes së të dhënave. Rekomandimet ofrojnë një mundësi për të përmirësuar përdorimin e të dhënave dhe avancimin e agjendës digjitale të Kosovës”.

“Open Data duhet të vijë si dizajn, e jo si një mendim i mëvonshëm. Institucionet Qendrore të Kosovës janë duke punuar në krijimin e një Organi Drejtues të të Dhënave i cili do të punojë në politikat e të dhënave dhe standardet e të dhënave, dhe do të ulet me AIS” tha Lulezon Jagxhiu, këshilltar i kryeministrit mbi TIK.

Raporti vë në dukje sfidat dhe ofron rekomandime të cilat do të lehtësojnë ndarjen e të dhënave ndërmjet institucioneve dhe për qasjet për përmirësim në mbledhjen e të dhënave, digjitalizimin dhe përdorimin e tyre për politikëbërjen e bazuar në dëshmi. Gjetjet sygjerojnë përmirësim në katër shtylla: kuadri ligjor, sistemet e monitorimit, infrastruktura dhe njerëzit.

Platforma Public Pulse Visualizer, e cila ofron një paraqitje gjithëpërfshirëse të të dhënave të mbledhura që nga viti 2010, u lansua gjithashtu në këtë ngjarje. Visualizer është i çasshëm këtu: https://www.undp.org/kosovo/projects/public-pulse.

Projekti Pulsi Publik i cili filloi në vitin 2002 është financuar dhe mbështetur bujarisht nga populli amerikan përmes USAID/Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …