Avokati, Skënder Musa, ka kritikuar Gjykatën Speciale lidhur me procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në një intervistë për “Epokën e re”, Musa ka thënë se kjo gjykatë është duke e tepruar me mbajtjen e seancave të mbyllura për publikun. “Megjithatë mendoj se këta e kanë tepruar me mbylljen e këtyre seancave. Nuk ka logjikë që të gjithë dëshmitarët të dëgjohen në seanca të mbyllura. Në këtë kontekst, nëse vazhdohet me seanca të tilla, Gjykata Speciale rrezikon ta shkelë parimin e publicitetit dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të tjerë që pretendojnë se janë viktima në luftën e Kosovës për shkak se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë njohuri se çfarë është duke ndodhur me këtë proces gjyqësor. Sa i përket kohëzgjatjes së këtij procesi gjyqësor, avokati, Skënder Musa ka thënë se ky proces nuk do të zgjasë aq sa ka planifikuar Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …