Oliver Varhelyi

Komisionari i BE-së për zgjerim, Oliver Varhleyi, ka bërë thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet që Kosova ka arritur me Serbinë

Komisionari për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi,  ka bërë thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë,  duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen e viti 2015. Pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani, ka thënë se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë. Varhleyi Ai ka thënë se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën. Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm. Mendoj se kemi prekur të gjitha elementet e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”, ka thënë Varhleyi, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbinë, i gjithë rajoni do të përfitojë nga normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një dialog i tillë do të sjell edhe rezultat”, ka thënë Varhleyi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …