leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Njëri nga skandalet më të mëdha që ka prodhuar qeveria Kurti, ndërlidhet me rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës , Abelard Tahiri, ka thënë se një nga skandalet më të mëdha që qeveria Kurti ka prodhuar ndërlidhet me rezervat shtetërore. Ai ka thënë se procedurat për t’i klasifikuar rezervat shtetërore si sekret shtetëror janë të kundërligjshme. Për këtë, Tahiri ka paralajmëruar i padi ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Po ashtu, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Hajdari për keqpërdorimet që ai po pretendon se kanë ndodhur në kohën kur ajo e drejton ministrinë e Tregtisë.   Ai ka thënë se me këtë çështje, Rozeta  Hajdari do të ballafaqohet në gjykatë, pasi  ka pasur keqpërdorime me rezervat e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Vedant Patel: Amerika kritikoi hyrjen me forcë në objektet komunale nga kryetarët shqiptarë, në veriun e Kosovës

Vedant Patel: Amerika kritikoi hyrjen me forcë në objektet komunale nga kryetarët shqiptarë, në veriun e Kosovës

Zyrtari për informim e Departamentit Amerikan të  Shtetit, Vedant Patel, në konferencën ditore për media …