leoni

Policisa

UNDP: Policisë së Kosovës i dorëzohen pajisje profesionale për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do t’i dorëzojë Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh, të enjten, më 9 qershor, në selinë e PK-së duke filluar nga ora 14:00. Në ceremoni do të dorëzohen skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe për të përmirësuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Dorëzimi i pajisjeve është pjesë e Programit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë  i financuar bujarisht nga qeveritë e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Votimi për Bashën epilog i një krize të nisur nga VV

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se votimi për zgjedhjen e …