Arban Abrashi

Unioni i Malazezëve të Kosovës përkrah Arban Abrashin e LDK-së, stigmatizon Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes

Unioni i Malazezëve të Kosovës përmes një komunikate për medie ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e tyre për t’i dhënë përkrahje kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashit. “Sot, qyteti ynë menaxhohet nga ata që nxisin një ideologji fashiste dhe diskriminuese ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe. Shpend Ahmeti dhe ekipi i tij qytetarët e Kosovës po i çojnë në izolim, konflikte të brendshme dhe konflikte me fqinjët dhe partnerët strategjikë. Prishtina meriton dhe ka kapacitet të jetë një nga qytetet më të bukura dhe më tërheqëse në rajon. Prishtina ka kapacitetin dhe traditën të jetë një qytet i paqes dhe lirisë, për të ushqyer dhe ruajtur trashëgiminë e vlerave të qytetërimit si qytetet e tjera evropiane, thuhet në komunikatën për medie nga Unioni i Malazezëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …