Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Ismaili ka thënë se PDK-ja i prin garës në ballafaqim me partitë e tjera. Ai ka kundërshtuar pohimet se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para. “Askush nuk thotë që LDK është e para, përveç LDK-së. Ne jemi të parët. Me matematika elektorale”, ka deklaruar Ismaili. “Do të jemi mbi 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë. Nga 5 deri në 7 për qind jemi larg vendit të dytë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …