Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se projekti i tij më i madh është zgjidhja e problemeve të përditshme të kryeqytetit. Në debatin për Prishtinën, Ismaili kritikoi kundër kandidatët për ofrimin e projekteve që, sipas tij, janë të parealizueshme dhe utopike, duke përmendur “Unazën e Jashtme” si një plan që është ricikluar për më shumë se 25 vjet dhe që nuk figuron në buxhetin e komunës. Ai theksoi se vizioni i tij për Prishtinën bazohet në zgjidhje konkrete dhe të realizueshme, që do të nisin menjëherë pas marrjes së mandatit. “Për një Prishtinë pa trafik, të pastër dhe të sigurt – kjo është puna që do të nisë më 13 tetor. Do të jem kryetar që punon me të gjithë, pa dallim partiak, për të mirën e qytetit”, u shpreh Ismaili.
