Uran Ismaili: Qeverisja e PDK-së do të funksionalizoj 30 qendra të vaksinimit në gjithë Kosovën

Uran Ismaili: Qeverisja e PDK-së do të funksionalizoj 30 qendra të vaksinimit në gjithë Kosovën

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar të premten programin e PDK-së për rimëkëmbjen e shëndetësisë. Në katër shtyllat që ka prezantuar ai, si të parën e ka vënë luftën kundër pandemisë dhe vaksinimin e të gjithë popullatës. Ismaili, gjatë prezantimit, ka thënë se fatkeqësisht, aktualisht në Kosovë nuk ka ende asnjë vaksinë, nuk ka as datë të fillimit, dhe as plan se si do të bëhet vaksinimi dhe kur do të përfundojë pandemia. Më tej, ai ka zbuluar se qeverisja e PDK-së do të funksionalizoj 30 qendra të vaksinimit në gjithë Republikën e Kosovës. Në kuadër të luftimi të pandemisë, Ismaili ka thënë se do të realizojnë edhe qendra për testim në të gjithë Kosovën, pako mbështetëse për të gjithë të infektuarit me Covid-19 dhe kujdes i shtuar do t’i kushtohet shëndetit mendor.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …