leoni

Uran Ismaili thotë se rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi, e cila u është bërë atyre

Uran Ismaili: Rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi, e cila u është bërë atyre

Shëndetësia do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror edhe gjatë vitit 2019. Pas rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë, tani e gjithë vëmendja do të jetë te pacientët. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë vizituar sot Spitalin “Primarius Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Pas vizitës në disa reparte, ku takuan personelin shëndetësor dhe pacientët, kryekuvendari Veseli dhe ministri Ismaili bashkëbiseduan me punonjësit e Spitalit të Prizrenit, të cilët i falënderuan për rritjen më të madhe të pagave dhe për reformat në shëndetësinë kosovare. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi, e cila u është bërë atyre për dekada. Ai premtoi se investimet në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojnë edhe këtë vit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet shtetëror dhe do ta ketë përkrahjen më të madhe. Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, falënderoi ministrin Ismaili dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për mbështetjen në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …