Urimi i Kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Të dashur qytetarë!
Jemi në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, uroj që në këtë muaj të mbretërojë paqja, dashuria dhe solidariteti për njëri-tjetrin, përkushtimi dhe adhurimi ndaj Krijuesit. Urime për të gjithë motrat dhe vëllezërit të besimit islam, urime të përzemërta për këtë muaj të mëshirës, sakrificës dhe begatisë.