Brickos

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i Tahir Selim Llukës, ishte i njohur për besë, trimëri dhe luftë të pakompromis kundër pushtuesit. jo vetëm babai, por tërë familja Gecaj ishte e njohur për tradita të shquara të atdhetarisë, në Llukë të Posh-tme të Deçanit dhe në mbarë Rrafshin e Dukagjinit. Kjo traditë atdhetare, ka qenë e njohur qysh nga koha e Lidhjes Shgiptare të Prizrenit, për të vazhduar më vonë nga brezat të cilët sfiduan krajlitë dhe të gjitha regjimet antishqiptare serbe, deri në qershor të vitit 1999.

Mësimet fillestare, Elezi i mori në fshatin Lumbardh dhe Irznid, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Deçan. Vëllai i tij i madh, Tahiri, për shkak të veprimtarisë së tij antijugosllave, në vitet ’80 ishte dënuar me 12 vjet burg. Me rastin e arrestimit të të vëllait, Tahirit, burgoset edhe Elezi. Pas lirimit nga burgu, nën ndikimin e të vëllait dhe të shumë atdhetarëve e liridashësve të tjerë, qysh herët kontakton me grupet ilegale patriotike. Merrë pjesë aktive në demonstratat e vitit 1989, në Deçan dhe kudo në Kosovë, kundër suprimimit të autonomisë nga Beogradi pushtues. Në vitin 1990, Elez Geci inkuadrohet në radhët e organizatës së quajtur Fronti i Rezistencës. Për shkak se shërbimi sekret serb iu kishte rënë në gjurmë disa veprimtarëve të kësaj organizate, në vitin 1990 Elezi kalon ilegalisht kufirin dhe vendoset në Republikën e Shqipërisë. Për ta ndihmuar familjen ekonomikisht, ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë, pastaj shkon në Zvicër, ku punon një kohë të gjatë.

Edhe gjatë kohës sa kishte qëndruar në mërgim, Elezi nuk rri duarkryq. Ai mban kontakte të vazhdueshme me veprimtarët e njohur të lëvizjes kombëtare, të cilët vepronin ilegalisht dhe bënin përgatitje për të filluar luftën e armatosur kundër pushtuesit jugosllav. Qëndresa heroike dhe rënia e komandantit legjendar Adem jashari, më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, nga të gjithë liridashësit në vend dhe në mërgim jehoi si kushtrim, për t’u dalë zot trojeve të atdheut të robëruar.

Më 10 qershor të vitit 1998 Elezi kthehet në fshatin e tij të lindjes, në Llukë të Poshtme, ku asokohe Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte filluar luftën frontale kundër pushtuesit. Ai aty sistemohet në Shtabin e këtij fshati. Më vonë, Komanda e Zonës Operative e Dukagjinit e emëron ndihmës-komandant për moral të brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe komandant të Batalionit të Dytë të po kësaj brigade. Ishte koha kur luftës çlirimtare, tanimë iu kishin bashkuar edhe vëllezërit e Elezit, Tahiri, që po ashtu kishte arritur nga mërgimi, dhe Aliu, i cili kushtrimit çlirimtar iu kishte përgjigjur që në orët e para të luftës për liri. Elezi ishte në kontakt të vazhdueshëm me komandantët e njohur të zonës së Dukagjinit, me Ramush Haradinajn, me Shkëlzen Haradinajn, Adem Haxhosajn e shumë të tjerë.

Arma e tij çlirimtare kurdoherë ishte rrufe për kokardat dhe shajkaqat serbe. Intervenimi i NATO-s, kundër ushtrisë dhe policisë serbe, më 24 mars të vitit 1999, Elezin me bashkëluftëtarë e gjen në vijat e frontit, në Pozhar, ku asokohe po zhvilloheshin beteja të pandërprera kundër forcave serbe. Më 27 mars të vitit 1999, ai shkon në Llukë të Poshtme, për ta parë kullën e moçme të të parëve, të cilën e kishin djegur të gjithë armiqtë e Shqipërisë, por nuk e kishin shkulur që andej. Atë e kishte shoqëruar edhe luftëtari i mirënjohur, Maxhun Berisha, nga Prapaçani. – Atë natë ai sikur kishte shkuar për ti dhënë lamtumirën kullës së Gecajve, kullës së qëndresës shekullore, dhe për ta parë po ashtu për të fundit herë edhe varrin e babait,- thotë, vëllai i dëshmorit, Ali Geci.- Pasi që forcat serbe, pas sulmit të NATO-s kishin ndërmarrë’ofensivë në shkallë të gjerë, ushtarët dhe eprorët e brigadave 131 “Jusuf Gërvalla” dhe 132 “Myrtë Zeneli”, u ishin kunclërpërgjigjur forcave të armikut duke i bashkërenditur veprimet, në mbrojtje të vijës së frontit: Lumbardh-Llukë e Poshtme-Pozhar-Kodrali.

Qëndresa e luftëtarëve të lirisë ishte bërë digë e pakalueshme për forcat armike, të cilat taktizonin dhe granatonin nga distanca me të gjitha armët e artilerisë së rëndë. Forcat serbe fillimisht ishin tërhequr drejt Deçanit,por të nesërmen sërish kishin filluar t’i bombardonin pozicionet ku ndodhehin luftëtarët e dalluar si: Haxhi Berisha, Enver Dobraj, Xhevat Baçi, Shkëlzen imeraj, Bajram Lataj e të tjerë.

Duke qenë se armiku kishte bërë përpjekje këmbëngulëse për të thyer rezistencën,dhe një pjesë ë forcave serbe nga drejtimi i fshatit Kodrali kishte filluar depërtimin në Pozhar, në drejtim të forcave armike ishin nisur komanadant Elezi, Jahë Geci, komandanti i Batalionit të Parë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalia”, të Zonës Operative të Dukagjinit, luftëtari i mirënjohur Adem Haxhosaj e shumë trima të tjerë. Meqenëse tanimë po luftohej ballë për ballë, komandanti Adem Ha-xhosaj kërkon përforcim nga komandanti i Brigadës, Daut Haradinaj. Pa vonuar, në fortesat e pamposhtura të luftëtarëve çlirimtarë shkojnë në ndihmë luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Dukagjin si: Shkëlzen Haradinaj, Astrit Mehmetaj, Bujar Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Luan Qerimaj, Luan Nimanaj, Lahi Ibrahimaj, Naser Ibrahimaj e shumë të tjerë.

Sulmi i përgjithshëm i luftëtarëve të Dukagjinit i kishte çorientuar forcat serbe, të cilat ishin vënë në rrethim nga të katër anët dhe kishin filluar të futeshin nëpër skuta, të tmerruar nga kundërpërgjigjja e armës çlirimtare. Luftimet ishin zhvilluar përreth shtëpive të Jahë Malës, të Isuf Hajdarit dhe të Isuf Brahimit, në hyrje të Pozharit. Forcat serbe fillojnë të tërhiqen në drejtim të.fshatit Kodrali, ndërsa luftëtarët e lirisë, armikut ia shkatërrojnë një autoblindë dhe një tank, i cili mbetet te Ura e Pozharit. Asokohe, komandant Adem Haxhosaj hyn në autoblindën e ushtrisë serbe dhe nga ajo merr mitralozin ë rëndë. Në orët e mbrëmjes, bëhet e ditur se kishte rënë në altarin e atdheut luftëtari i përkushtar Maxhun Berisha dhe ishin “plagosur tre luftëtarë të tjerë. Në të njëjtën kohë luftime të rrepta ishin zhvilluar edhe në drejtim të Llukës së Poshtme, ku ndodhej në pozicione komandant Daut Haradi-aj, me trimat e përkushtuar, Elez Geci, Avdyl Mushkolaj, Shkëlzen Haradinaj, Nazim Ademaj, Skënder Bytyçi, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Fat-mir Nimanaj, Luan Nimanaj, Luan Qerimaj e të tjerë.

Në kohën kur komandant Elezi ishte nisur në drejtim të kamionit armik, të cilin e kishte përshkuar zjarri, atë e godet rëndë një plumb snajperi i forcave armike, më 28 mars të vitit 1999. Në atë moment në ndihmë i kishte shkuar Shkëlzen Haradinaj. – Shkëlzen, vëlla, më ka marrë keq, – i kishte thënë, dhe pas pak kishte shtuar,.-më ka… këputur…

Atë natë me tym e zjarr, bashkëluftëtarët e tij, pasi i bëjnë nderimet ushtarake, trupin e dëshmorit Elez Geci e varrosin në vendlindjen e tij. Dëshmori i kombit Elez Geci k lënë pas katër bija e dy bij: Hanifja, Jehona, Ajna, Samira, Hasani dhe Sylejmani janë krenarë për veprën heroike të babait të tyre dëshmor.

Kontrolloni gjithashtu

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Fetiu u lind më 11 qershor të vitit 1975 në fshatin Viti të Marecit, komuna …