Urimi i Kryetarit Haliti me rastin e Krishtlindjeve Katolike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e Krishtlindjeve katolike ka dërguar një telegram urimi për besimtarët katolik.

“Të nderuar besimtarë katolik kudo qe jeni, me lejoni që në prag të festës së Krishtlindjeve katolike të ju përcjelli urimet më të sinqerta. Urojë që në këtë festë familjet tuaj të jenë të begatuar me lumturi e shëndet dhe që gjithmonë në mes nesh të mbizotërojë paqja dhe dashuria. Shqiptarët e në veçanti vitiasit shquhen për tolerancë ndër fetare e ndër etnike prandaj ne bashkërisht festojmë festat fetare si kjo që bëjnë thirrje për respekt e dashuri pa dallime”, thuhet ndër tjerash në urimin e Kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …