Urimi i Kryetarit Haliti me rastin e Vitit të Ri 2020

Urimi i Kryetarit Haliti me rastin e Vitit të Ri 2020

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë kudo që gjendeni!

Me lejoni që sot të ju urojë festën e Vitit të Ri 2020, me shpresë që vitin që do hymë të jetë një vit edhe më i mbarë për të gjithë ne. Shpresoj që natën e ndërrimit të motmoteve ta prisni me gëzime pranë familjarëve, miqve dhe personave më të dashur që keni. Komuna jonë gjatë vitit 2019, ka shënuar shumë suksese të cilat i kemi arritur bashkarishtë me punë e përkushtim. Natyrisht se gjatë rrugëtimit tonë ne kemi pasur edhe sfida, por ato i kemi tejkaluar bashkë, kurse synimi ynë është që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm. Kam besim të plotë që me punën tonë të përbashkët, angazhimin e palodhur, do të shënojmë edhe shumë progres. Në këtë ditë të veçantë një urim të veçantë shkon për mërgimtarët tanë të cilët gjendën për pushime në vendlindje por edhe për ata që nuk janë në mesin tonë fizikisht por me shpirt duke mos harruar asnjëherë vendlindjen. Ndonëse shumë nga ne sonte do të kremtojnë Vitin e Ri, një pjesë tjetër do të jenë të angazhuar me punë si punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit, ushtarët e KFOR-it dhe shumë të tjerë. Prandaj një falënderim dhe urim të veçantë për secilin nga ta. Uroj që natën e ndërrimit të motmoteve ta kaloni në mënyrën më të mirë të mundshme. Zoti bekoftë qytetarët vitias dhe miqtë e saj…

Gëzuar Viti i Ri 2020

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …