Urimi i kryetarit Jashari me rastin e festës së Vitit të Ri 2019

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Ka mbetur pak kohë deri te shënimi i orës 24, i çastit kur, teksa ngremë dollinë, urojmë njeri-tjetrin me fjalët dhe dëshirat më të mira, për shëndet të plotë, begati, realizim të synimeve dhe planifikimeve personale e profesionale, për ngritje të cilësisë së jetesës, shtim të të ardhurave, për bashkim, dashuri e respekt më të madh mes nesh si popull. Vitin 2018 do ta kujtojmë ashtu siç ishte, me të mira e më të këqija, suksese e dështime, por gjithsesi në kujtesën tonë kolektive do të mbetet vendimi për Ushtrinë e Kosovës. Në këto çaste të fundit të këtij viti, lë të bëhemi gati për të nisur një tjetër rrugëtim të përbashkët, drejt sukseseve të reja, zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe realizimit të synimeve tona.

Me secilin prej jush,

Gëzuar 2019!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …