Urimi i Kryetarit Ramosaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Kryetarit i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë të besimit Islam, urime festa e Kurban Bajramit! Le të na bashkojë kjo festë të gjithëve, për të uruar paqe e solidaritet mes nesh, të kujtojmë sakrificat e mëdha të popullit tonë, e të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Uroj të keni gjithmonë shëndet, mirësi e begati ju dhe familjet tuaja!

Sinqerisht

Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …