Urimi i kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti për Krishtlindje

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e Krishtlindjeve i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë:

Të nderuar besimtarë të Krishterë. Në prag të shënimit të Festës së Krishtlindjeve kam nderin që të ju urojë këtë festë të çmuar me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi ju dhe familjet tuaja. Ndonëse ky vit ka qenë i rëndë për të gjithë ne shkaku i gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19 si në ekonomi apo në humbjen e jetës së qytetarëve tanë ne duhet të jemi të fortë në përballjen e kësaj sfide. Në këtë ditë veçantë dëshiroj të ju urojë krishtlindjet të gjithë besimtarëve tanë të krishterë prej atyre që gjendën në vend, bashkatdhetarëve tanë që janë sot janë në mesin tonë apo atyre që gjenden larg vendlindjes. Një urim i veçantë shkon edhe për besimtarët të krishterë ndërkombëtarë si ushtarët e KFOR-it apo të gjithë shtetasve të huaj të këtij besimi që punojnë në vendin tonë dhe po japin një kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshme për mirëqenien tonë. Gjithashtu sot pos urimit dua të falënderoj të gjithë atyre që gjatë kohës së pandemisë në çfarëdo forme kanë ndihmuar qytetarët tanë në këtë kohë të pandemisë qoftë në ofrimin e pakove ushqimore dhe higjienike apo në vetëdijesimin për mbrojtën kundër përhapjes së virusit. Ju jemi mirënjohës secilit prej jush dhe urojmë që në të ardhmen të presim bashkërisht edhe shumë festa të tjera si fetare ashtu edhe kombëtare.

Urime Krishtlindjet!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …