Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës trajnohen për shpëtimin e jetës në luftë

Ushtarë të batalionit mjekësor dhe manovrues të Forcave të Armatosura të ShBA-së, pjesë e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kanë zhvilluar një trajnim pesëditor për shpëtimin e jetës në kushte lufte, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Kursi është mbajtur në Kampin Belvedere. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim synon rritjen e gatishmërisë taktike mjekësore dhe forcimin e bashkëpunimit mes forcave të NATO-s dhe institucioneve vendore të sigurisë, si një element kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. Misioni operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke mbështetur rolet e tyre në fushën e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Haxhiu “zbulon” të kaluarën e gjyqtarit Llaban vetëm pasi vendimi i Kushtetueses nuk i konvenoi Vetëvendosjes

Pas katër viteve në pushtet, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje akuza …