Shtëpia e Bardhë

Ushtria amerikane ka përdorur 14 bomba për shkatërrimin e ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit

Ushtria amerikane ka përdorur 14 bomba për shkatërrimin e ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit. Radio Evropa e Lirë ka cituar gjeneralin amerikan, Dan Caine të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu ka përdorur dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë luftarakë në operacionin e quajtur “Çekani i Mesnatës”. Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Dan Caine është cituar të ketë thënë më tutje se avionët amerikanë përdorën taktika që të mos detektoheshin nga autoritetet iraniane, duke shtuar se nuk ka informacione që Irani ka sulmuar ndonjë avionë amerikanë gjatë qëndrimit të tyre në hapësirën ajrore të Republikës Islamike. Sulmi është kryer në orën 02:10 sipas kohës lokale në Iran dhe raketat Tomahawk ishin të fundit që u përdorën gjatë sulmit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Përkrahim qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së rreth programit të Iranit për armë nukleare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përkrah qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të …