Gëzim Qerimi: Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon përfitimin e fondeve qindra miliona euro nga Bashkimi Evropian

Profesori universitar, Gëzim Qerimi ka tërhequr vërejtjen se bllokada në Kuvend mund të ketë pasoja të shumta për Kosovën. Ai ka theksuar se mes tjerash, kjo bllokadë rrezikon që Kosova të humb shumë fonde nga Bashkimi Evropian. “Nëse kjo bllokadë vazhdon deri më 1 korrik, Kosova humbet mundësinë të përfitojë së paku 90 milionët e para për reforma në ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale. Bllokada në Kuvendin e Kosovës drejtpërdrejtë ka ndikim në proceset integruese të Kosovës. Dihet fakti që Bashkimi Evropian ka miratuar një Fond të Rritjes me miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Nga ky fond përfituesja numër një është Kosova, por si pasojë e kësaj bllokade Kosova nuk ka qasje në këto fonde e që shifra është mbi 820 milionë euro. Në realitet, arsyeja është që kërkohet të miratohet marrëveshja me BE-në në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tona si duket një gjë të tillë nuk e kanë parasysh. Dikush duhet të japë llogari për këto dështime”, ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, profesori universitar, Gëzim Qerimi.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …