leoni

Ushtria shqiptare renditet e treta në botë në garën ushtarake “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e tretë në botë në garën prestigjioze ushtarake “Cambrian Patrol”, e zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar performancën dhe profesionalizmin e trupave shqiptare, të cilat kanë përballuar 48 orë stërvitje intensive në terren tepër të vështirë. “Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030. Regjimenti i Jugut mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, ku trupat tona u renditën me meritë në vendin e tretë,” ka shkruar Vëngu. Gara “Cambrian Patrol”, e cila ka një traditë mbi 60-vjeçare, konsiderohet si një nga sfidat më të ashpra dhe prestigjioze të trajnimit ushtarak në botë, duke testuar aftësitë taktike, fizike dhe psikologjike të pjesëmarrësve nga ushtri të shumta ndërkombëtare. Ky rezultat përbën një tjetër dëshmi të përparimit dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Kryeziu ironizon fundin e fushatës: “Duket se kandidatët paskan zgjedhur të pushojnë”

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumë kandidatë për kryetar komune …