Valdrin Sahiti është arrestuar me pasaportë diplomatike, në Aeroportin e Stambollit, të lëshuar nga Republika e Kosovës

Është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim, bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Valdrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit. Ai ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …