Valon Murati thotë se vazhdoj të habitem se sa energji ka kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet, ndër shqiptarët

Valon Murati: Habitem se sa energji ka kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet, ndër shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se shqiptarët i gëzohen bashkimit të Gjermanëve, po një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve! Ai thotë se një pjesë e shqiptarëve janë kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. “Shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, po një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve! Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal. Por në anën tjetër vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët. Energjia e shpenzuar këto kohët e fundit kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në një shtet, po të ishte shpenzuar për realizimin e tyre, këto projekte do t’i kishim shumë afër realizimit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …