Valon Murtezaj: Pa fuqi vendimmarrëse në Kuvend nuk ecën agjenda evropiane

Valon Murtezaj: Pa fuqi vendimmarrëse në Kuvend nuk ecën agjenda evropiane

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se tremujori i qeverisjes Haradinaj nuk ka treguar se do të mund t’i arrijë hapat e mëdhenj të vendimeve. Ai ka thënë se koalicioni qeverisës është i ndërtuar nga shumë copëza, të cilat e bëjnë të pamundur të rezultojë me efektet e nevojshme dhe të duhura të Kosovës si shtet i ri. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka theksuar se pa fuqi vendimmarrëse në Kuvend nuk ecën agjenda evropiane. Ai ka thënë se duhet kohezion kombëtar dhe kapacitete njerëzore e institucionale, të cilat kapacitete nuk i ka qeveria aktuale. Ai ka pohuar se edhe më tutje qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar për shkak se ky koalicion nuk do të mund ta kalojë demarkacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …