Vatikani me Papë Françeskun në krye, shkel Biblën, pranon sodominë, dhe martesën e të njëjtave gjini

Vatikani njoftoi se Papa Françesku e ka miratuar një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare. Në një dokument të publikuar nga zyra e Vatikanit thuhet se bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Dokumenti, i publikuar të hënën, thekson kushtet e caktuara për bekimin e çifteve të së njëjtës gjini. Kisha mëson se tërheqja e gjinisë së njëjtë nuk është mëkat, por veprimet homoseksuale janë. Prej se u zgjodh më 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën, e cila ka më shumë se 1 miliard anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin. Ky vendim i Vatikanit do të zgjerojë edhe më tej abuzimet e priftërinjve me fëmijë dhe abuzime të tjera që nuk e kanë kursyer kurrë këtë Kishë, sidomos nga koha e Inkuizicionit e deri te fashizmi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …