Vazhdimi kaq gjatë i sulmit brutal në Gazë, do të mbetet njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive, tha zyrtari OKB-së, Martin Griffits

Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffits, u shpreh se vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet si një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive. Griffits vuri në dukje se humbja e jetëve në Gaza, ka arritur sërish në një pikë kthese të tmerrshme dhe të turpshme, se ngjarjet që kanë shkaktuar rritjen e tensionit janë të shëmtuara dhe se ngjarjet që pasuan në vazhdim janë të pandërgjegjshme. Konfliktet vazhdojnë pavarësisht dënimit shumëpalësh, kostos fizike dhe mendore si dhe shkatërrimit të madh, theksoi, zëvendës-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,Griffits i cili nënvizoi se vazhdimi kaq gjatë i konfliktit brutal në Gaza do të mbetet, një njollë e përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …