Vazhdojnë aktivitetet dhe bashkëpunimet mes Kryetarit Ilazi dhe aktivistëve kaçanikas nga mërgata

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij, bashkatdhetarin, njëherësh aktivistin e njohur të çështjes së arsimit Kemajl Çallaku. Kryetari Ilazi e falënderoi aktivistin Çallaku për ndihmën dhe kontributin e tij dhënë në çështjen e arsimit në Komunën e Kaçanikut. Nga ana tjetër mësuesi Kemajl Çallaku, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, tha se edhe më tutje po vazhdon të mbështes arsimin në Kosovë, e në veçanti në Komunën e Kaçanikut. Ai bëri të ditur se së shpejti do të vjen nga Gjermania një kontingjent me inventar për Shkollën Fillore të fshatit Ivajë, ndërsa do të vendoset partneritet mes Shkollës Fillore “Emin Duraku” si dhe mes një Shkolle Fillore në qytetin Dortmund. Edhe më parë aktivisti dhe mësuesi Kemajl Çallaku ka përkrahur shkollat e Komunës së Kaçanikut, ndërsa ka organizuar vizita në shkollat në Gjermani për fëmijët e dëshmorëve të Komunës së Kaçanikut. Për kontributin e dhënë, aktivistin Çallaku e falënderoi edhe Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Enver Kamishi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …