Vazhdojnë homazhet te lapidarëve e të rënëve në kuadër të shënimit të “Epopesë së korrikut 1998”

Sot, në kuadër të shënimit të “Epopesë së korrikut 1998”, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve, kanë bërë homazh pranë lapidarit të të rënëve: Arian Brahimit- Shkodranit, Mizahir Ismës, Eshrefedin Kastratit,  Bekim Ismës, Habib Berishës, Ramadan Morinës, Ruzhdi Xhuliqit, Samir Nurkasës, Xhafer Nurkasës, Gëzim Mullabazit, Xhevat Kasapit dhe në kompleksin përkujtimor “Maja e Shkodranit”, vendin ku janë gërshetuar madhështia e vlerave dhe sakrifica e Arianit, Mizahirit, Eshrefedinit dhe Bekimit! Gjithashtu, te vendi i përjetësimit, në Bllatë, është kujtuar edhe dëshmori i kombit, Bajram Veliu. Shëmbëlltyra e tyre do t’u shërbejë shumë gjeneratave. Lufta dhe rënia e tyre janë dëshmi, se luftëtarët e UÇK-së e deshën lirinë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë. Përherë përulemi para veprës së atyre të cilët u përjetësuan për qëllimet dhe idealet e lirisë së atdheut, tha në  postimin e tij kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …