Vazhdojnë investimet në infrastrukturë në qytetin e Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon me investime në infrastrukturën rrugore brenda qytetit të Skenderajt në drejtim të zbatimit të planit urban në unazën e brendshme të qytetit.

Kështu të mërkurën ka filluar ndërtimi i rrugës afër parkut Shaban Polluzha në qendër të qytetit. Me rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Z.Nura i ka informuar banorët me projektet që po realizohen në disa pjesë të qytetit në drejtim të modernizimit të tij dhe zbatimit të planit urbanistik të unazës së brendshme.

Nura ka sqaruar se ndërtimi i kësaj rruge ka nisur dhe do të pasohet shumë shpejt me nisjen e ndërtimit të rrugës afër shkollës Shaban Jashari.

Këto dy rrugë dhe rruga 17 Shkurti që është në ndërtim e sipër, mundësojnë realizimin e unazës së brendshme të qytetit dhe mundësojnë realizimin e projektit të zgjerimit të Sheshit Adem Jashari nga objekti i komunës deri të shkolla Shaban Jashari.

Ndryshe Komuna e Skenderajt në qytet është duke realizuar projekte edhe në Lagjen 1 dhe në Lagjen 3, ndërsa pritet shumë shpejt të nisin investimet në disa rrugë në Lagjen 2 dhe në pjesën e qytetit në drejtim të Klinës së Poshtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …