Vazhdojnë përkrahjet për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë IV

Përkrahjet popullore,  të adresuara për ruajtjen e pajisjeve dhe Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, po marrin përmasa, në radhë të parë të veteranëve të luftës, por edhe të të gjithë liridashësve dhe liri-bërësve të Kosovës.

Po dënohet përpjekja e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve, pa njoftim të Drejtorisë dhe pa pëlqimin e saj,   të cilët kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar Muzeut të Kosovës për ta tërhequr teknikën, arkivin, dokumentet e të gjitha të tjerat, edhe pse ato ruhen në Shtëpinë-Muze të fshatit Berishë me roje dhe me pagë mujore. Shtëpia-Muze është ngritur pikërisht për këtë qëllim dhe kurrë dhe asnjëherë nuk është vënë në dyshim,  as është kontestuar deri më sot. Së shpejti do të bëhet e ditur prapavija e tërë kësaj kurdisjeje të papërgjegjshme dhe të  neveritshme, që ka shqetësuar publikun liridashës…

 

 

Fatmir Grejqevci: Guri peshon në vendin e vet!

   Nuk ka vend me meritor per ruajtjen e ketyre paisjeve se sa ne Shtepine Muze te Radios Kosova e Lire, ne Berishe! Jane te shumta arsyet se pse keto paisje duhet te qendrojne ketu, ne Berishe, prej nga e kane shperndar te verteten per luften e drejte dhe clirimtare te kombit shqiptar, te udhehequr nga Ushtria Clirimtare e Kosoves. Vlera e ketyre paisjeve eshte e nderlidhur edhe me zonen rrethe e perqark kesaj shtepie dhe ketij fshati dhe vendbanimve tjera perreth, sikir eshte Shkembi Gradines, Bunkeri i RKL-se, vendet e bombarduara nga makineria shqiptarvrasese serbe, nga toka e ajri, vendi ku si pasoje e ketyre sulmeve nga ajri e toka, ra ne altarin e lirise, martiri Elbasan Berisha ndersa per te mbrojtur zonen ku gjendeshin institucionet e dala nga lufta, Qeveria, Shtabi i UCK-se, Radios Kosova e Lire dhe Kosovapresi, rane ne altarin e lirise shume deshmore te kombit! Pak metra tutje kesaj shtepie, vizitoret mund te shohin disa nga pjeset e raketave te makinerise serbe qe donin me cdo kusht shkaterrimin dhe zhdukjen e cdo gjurme te Radios Kosova e Liri, por nuk ia doli mbane, perkunder bombardimeve te pareshtura, nga toka e ajri, per shume muaj me radhe! E verteta me se miri kuptohet dhe perjetohet kur ritregohet aty ku ka ndodhur, shumë vite me parë!

Isni Llabjani: Rrespekt per profesorin Ahmet rrespekte per gjith ju

Ruzhdi Jashari: Respekt qëndresës tuj titanike! Dhatë gjithëçka, mund e djersë gjatë luftës. Kurrë nuk kursyet asgjë prej gjëje, për unifikim e qëndresë heroike në luftën për liri! Si fanar drite punuat dje, po punoni edhe sot. Ahmet Qeriqi është mohikani dhe atdhetari i papërkulur në rrugën e qëndresës heroike për komb e atdhe, Adem Demaqi i fundit i cili jeton për të mos e dorzuar kauzën e shenjtë të LIRISË, për të cilën toka jonë u ujit me gjak të bijëve e bijave më të mira të kombit tonë. Në vend se ta përkrahim, tani iu dashka edhe kjo sfidë!

Jeton Kuqi Kotlina: Nuk deshta të them më shumë se sa shëndet bacës Ahmet dhe shumë suksese juve familjarishtë në “frontin” e ri drejtë fitoreve të reja. Qenët lehin karvani ecën !

Nazmije Alushani Kamerolli: Mos lejoni të ju nëpërkëmbë askush juve, sepse prof. Ahmet Qeriqi nuk e meriton këtë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe falenderues për të gjitha që i keni bërë. Po pse duhet të zhvendoset Muzeu i RKL-së, kujtë i pengon ai?

Xhavit Bungu: Shumë respekt e konsideratë të lartë për bacën Ahmet.Eh thuhet një thënie e popullit: Buka jeme po më vret!!! Dikur një kalorës e shpëtoi një qen që kishte ngelur pak pa ngordhur! E kur ai e ushqej mirë, u forcua dhe një ditë tenton ta sulmoj!!! Kur furrtari me shpejt me largu ai tha: Le mos e tremb se buka jeme po më vret!Se ta kisha lën dikur në humnerë ky sot sdo t’më kishte marr turr!!!!

Abdyl Hajredini: Po të ishte gjallë Erazmo Roterdamski, për veprimin e këtyre tipave do të shkruante edhe një herë: ‘’Lavdërim marrisë’’! Por, dikush që marren e ha me bukë, nuk e ka dert.

Ganimete Qeriqi: Veprimi i tillë më ka ardhur si tërmet…E kam lexuat disa here at shkrim ,nuk i besojsha vetës ,si ka mundësi me ndodhë… Po keshtu qenka, njerëzit e medhënj ta ken ketë fat,,talenti shpesh është mallkim. Njerëzit sta falin suksesin.

Safete Shala: E pafalshme e pa koment …..!

Sadik Halitjaha: JUVE STAFIT TË PERHERËSHEM TË RKL-s JU MARRËSHKIN TE KEQEN.

Kushdo që del kunder jush tani pas nji qerek shekulli, veprimtarie sfiduese për mbrojtjen e vlerave Kombtare. Kushdo që Atakon RKL-n dhe Interesat e saja në ta din mir se ka pun me të gjith luftetaret! kushdo që pasë nji jete veprimtari e sakrifica mbi njerzore të Peof.Ahmet Qeriqit, del kunder esht gabim! Pa e pyet fare pa i than asgje vet fakti te dalesh kunder vlerave e kunder njerzve ma të devotshem te Atdheut,do te thot te preksh në trathti ! Me vetdie apo pa deri sa jeni kunder RKL jeni me Arushen.Ne luftetaret Mbrojtem me gjak gjat lufte me jeten ton, jemi gati ta mbrojm edhe tani veqë provoni ta damtoni RKL-! Ne luftetaret e ZOP jemi gjallë! 9 mars 2024 Komandant, Sadik Halitjaha

Leonis Kelmendi: Nese e kane me qellime dhe perfitime te caktuara turp ju qoft atyre qe luajn me vlera te luftes mbas 24 viteve. Spo dij qka te them me shume. Respekt drejtorit dhe stafit komplet qe kan qene jane dhe do mbesin besnik ndaj kesaj vlere RKL .

Epir Qeriqi: Me vjen keq për dy shokë të babit këtu, pavarsisht që balit nuk i thuhet “Dhashtë Zoti e bën krejt Pallanikun tëndin (kur bali ska ba asgja te veten, edhe parat e burgut i ka shkri per televizon, per tu paqsyru edhe veprat e balit dhe balëve te tjerë), nëse i ke nda me balin 25 vjet, burg, lufte, liri e krijimtari.

Keq e marre eshte me u perzi, me ata qe shesin moral per dilingjillek, me triskagjit qe mundohen me pastru fytyrën me pshtjelljen pak ne rrethana lufte, e deri pak dite para lufte pune ne organet e dhunshme.  Pra me ja kthy shpinën, shokut, balit te burgut, te luftës, te lirisë e krijimtarisë, kjo eshte totalisht e pamendueshme mire, dhe me ja kthy balit ne fcb, kur bali se di cfar eshte fcb, dhe jo ne Radion Kosova e Lire ku eshte vendi, perbese nuk eshte mire. Kjo eshte per këte, edhe une do ta them nje gjysme fjale ne ditët ne vijim. Jam i zhgënjyem, se kam prite, 25 vjet ju kam besu qe jeni bashkëpunëtor te vërtet te babit.

Rasim Brahim Rexhepi: Duhët ta dijn të gjithë ata që nuk bën të vrahën për së dyti dëshmorët e atdheut, duke i prekur themelët e Radio Kosova e Lire i vetmi tempull i atdhetarizmit i cili i ngriti deri në pediestal ata për këto 25 vite më radhë, meritor për ktë dihët që është baca Ahmet më stafin e tijë për këto 25 vite më radhë, ne jemi mirënjohës atij dhe stafit të RKL në të cilën gjithmon i kishim dyert e hapuara sepse ishte e vetmja linjë e përbashkët më deshmorët e liris, staf i cili nuk ju përkul asnji lloj pushteti ndër vite e ruajti idealin për atdhe nuk u bë mashë e as një pushteti, vetëm deshmorët, atdhetaret dhe luftëtarët e liris i njohu dhe kishin rrugën e përbashkët, të tjerët asnjiher nuk kan mund ti fusin hundët aty dhe për ktë jeni të vlerësuar nga ne familjet e deshmorëve, luftëtarët, atdhetarët dhe dëgjuesit anë e kënd hartës se atdheut!

Dren Sh Brahimaj: Bacës Ahmet jetë të gjatë e t’lumtur. Juve punë të mbarë!

Shemsedin Shema Qaka: Rrnofsh Baca Ahmet edhe shum e shum vite

Safete Shala: Respekt e nder për bacen Ahmet !

Selatin Qeriqi: Respekte për angazhimin Tuaj të pakursyer në të gjitha aspektet! Gojëkëqinjtë nuk kanë tjetër punë. Zoti i drejtoftë në rrugë të mbarë!

Isuf Ismaili: sTë them se kam shok më duket pak, të them se kam vëlla më duket pak, të them se kam mik më duket pak, të them se dua si prindin tim, më duket pak. Atë e kam gjithçka: mik, shok, vëlla, si prind, profesor, mësimdhënës, me të cilin, edhe kur nuk kam pranë, flas me mendje, me kujtime me dashuri, me librat e tij, me shkrimet e tij, me mësimet e tij… Të paça, i dashur profesor Ahmeti! Të lumtë pena e mendja! Nderime pafund!

Izet Buki: Respekt te pafund

Selim Durmishi: Respekt! Shëndet për profesorin Ahmet!

Agim Hysenaj: Te lumt baci Ahmet je nje Legjend e gjall ke ndertuar ura te hekurta gjat gjith jetes ura lidhse e dashamirsie e Kombtare qe nuk ndryshken kurr e per jet te paqim gjithmon Rrespekt

Ali Krasniqi: Respekt per stafin e RKL e vetmja ne Kosovë kombetare

Hasan Maloku: Respekt për ju baci Ahmet dhe për stafin e Kosova e lirë që asht e vetmja radio kombtare

Rinor Qeriqi: Stafit të Radios Kosova e Lirë i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese siç keni vazhduar deri më sot,perkrahja është qdo herë per juve ne qfardo aspekti ligjor sepse vlerat kombëtare i kemi mbrojt e do t’i mbrojmë gjithmonë!

Abdullah Begolli: Shtëpia Muze e Radios së Luftës Kosova e Lirë, e ka po ate rëndësi që kishte UÇK, duke qenë se ishte ZËRI i asaj ushtrie. Kushdo që bënë përpjekje ta uzurpoj apo tjetërsoi rrolin e kësaj shtëpie Muze, ka shkelur me dy këmbët mbi historinë e lavdisë sonë kombëtare. Shteti i Kosovës, do të duhej dhe duhet ta mbroj me kushtetutë këtë objekt me vlerë historike. Respekte Prof.Ahmetit për punën e pandalur si drejtor i Radios së luftës dhe sot në mbrojtje të shtëpisë Muze.

Xh Bushi: Respekt për punën e guximshme dhe të palodhshme të stafit të RKL-së, pra si nga frontet e luftës dhe pas luftes si trashëgimtare e luftës së UÇK-së! Poashtu, respekt të veçantë për bacin Ahmet dhe stafin e tij! ”Zëri i RKL-së u dëgjoftë gjithmonë, anë e kënd trojeve”.

Jeton Kuqi Kotlina: Baca Ahmet ke prit dhe përcjellë edhe shumë më shumë furtuna dhe ke qëndru si lis i pa lëkundur . Kjo është një , hiq ajo qfar mendojnë lëpirësat , për interesa ose përfitime personale. Shëndet dhe respekte baca Ahmet bashkë me familjen tënde. Mburoja e Radio Kosova e Lire qoftë nevoja do të bëhemi edhe ne.

Idriz Qeriqi: Punë te mbar e suksese rrnofshi sa malet

Nehat Ymeri: Shumë respekt per Radion Kosova e Lire i urojm shendet bacit Ahmet qe me mund e sakrific te madhe e ka mbajt gjalle tash e 25 vjet ket radio kombetare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …