Vazhdojnë vizitat sistematike shëndetësore në shkolla të Malishevës

Sot ka vazhduar programi i drejtorisë për shëndetësi, për realizimin e vizitave sistematike në shkollat e Komunës së Malishevës. Këto vizita shëndetësore, kanë vazhduar sipas orarit të paraparë, në shkollën e fshatit Tërpezë, ndërsa për këtë qëllim, këtë shkollë, sot e ka vizituar nënkryetari i Komunë së Malishevës, Rexhep Mazreku, së bashku me drejtorin për shëndetësi, Hajdin Berisha, të cilët i kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme këto kontrolle shëndetësore të nxënësve në shkolla.

Vizitat sistematike shëndetësore, janë duke u realizuar nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

“Është shumë më rëndësi, jo vetëm për vet nxënësit, por edhe për prindërit dhe stafin e shkollave, që të mësojnë për problemet eventuale që mund të kenë fëmijët, përkatësisht nxënësit, dhe kjo është mënyra më e mirë për ti eliminuar problemet që mund të shfaqen për arsye të ndryshme”, tha nënkryetari Mazreku, i cili e përgëzoi stafin mjekësor për këtë punë që janë duke bërë, në shërbim dhe mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se “Kjo mënyrë e realizimit të këtyre vizitave, realizohet sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe me këtë, ne kemi një pasqyrë të qartë të gjendjes shëndetësore të fëmijëve, dhe kjo nuk bëhet vetëm për statistika, por për kujdesin institucional të shëndetit të fëmijëve”.

Nga ana tjetër, mjekët e QKMF-së, thanë se realizimi i këtyre vizitave, po shkon shumë mirë dhe në këto dy ditë të para, nuk vërehen patologji të theksuara, apo shqetësuese tek nxënësit.

Në këtë projekt, përfshihen mbi katër mijë nxënës të shkollave fillore në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …