leoni

Vazhdon mbajtja e debateve publike për KAB-in komunal për vitet 2022-2024

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit. “Biseduam për bashkëveprimin ndërmjet komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare si dhe për planet e komunës së Rahovecit për subvencionimin e OJQ-ve. Do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më shumë OJQ-të, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e të drejtave të fëmijëve, fuqizimit të gruas, rinisë, sportit etj”, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …