leoni

Vazhdon realizimi i disa projekteve në qytetin e Malishevës

Krahas investimeve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në lagjet e qytetit, janë duke u realizuar disa projekte për rëndësi për këto lagje dhe për vet qytetin. Pas përfundimit të  kanalizimit në lagjen e Hotëve, të mërkurën ka filluar rregullimi i kanalizimit në lagjen e Gurit, përderisa po vazhdojnë punimet në hapjen dhe rregullimin e një rruge në lagjen e Hotëve, e cila do të shërbej edhe një mini transit për qytetin.

Realizimin e këtyre projekteve, e ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, të cilët i kanë inspektuar punimet në këto dy lagje.

“Rregullimi i infrastrukturës brenda qytetit, është një prej prioriteteve të qeverisë komunale, pasi Malisheva, çdo ditë e më tepër po e merr pamjen e një qyteti të urbanizuar dhe me infrastrukturë të kompletuar”, tha kryetari Begaj.

“Deri në fund të vitit parashihen edhe investime tjera me rëndësi për qytetin, në veçanti në zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Rilindja Kombëtare”, pastaj rregullimi i derdhjes së ujërave atmosferik në lagjen e Gurit si dhe një asfaltimi i rruge tjetër në këtë lagje dhe shumë projekte tjera”, ka deklaruar drejtori i urbanizmit Ahmet Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …