Vazhdon vaksinimi i të moshuarve në Han të Elezit

Të vetëdijshëm për rëndësinë e vaksinimit dhe të bindur që vetëm duke u vaksinuar do ti kthehemi normalitetit, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit me sukses u realizua vaksinimi kundër COVID-19 tek qytetarët mbi moshën 85 vjet dhe atyre 80-84 vjet. Drejtoria e Shëndetësisë falënderon gjithë ata qytetarë që po i përgjigjen thirrjes për vaksinim. Gjithashtu ju njoftojmë që dhe nesër me datë 10/04/2021 ( e shtune) nga ora 10:00-15:00 do të vazhdohet me vaksinimin e pacientëve mbi 75 vjet.

DSHMS bënë thirrje për të gjithë qytetarët e kësaj moshe që ti përgjigjen pozitivisht thirrjes së personelit shëndetësorë për vaksinim kundër COVID-19.

Mirënjohje dhe respekt pafund për punën e palodhur të ekipit të vaksinimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …