Vdiq Shaban Dragaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ka ndërruar jetë Shaban Dragaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ka vdekur nga një sulm kardiak, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Shaban Drgaj. Ai ishte  lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish-armatën  e RSFJ-së. Me fillimin e luftës së UÇK-së,  Shanban Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkua radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Të Pashtrikut në Malet e Berishës dhe në Drenicën jugore. Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Ishte inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Mitovicës. Shaban Dragaj ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar në Mitrovicë, Drenicë e më gjerë. Kudo që ka punuar është shquar për angazhim e profesionalizëm dhe  raporte shumë të mira e korrekte me kolegë e bashkëpunëtorë. Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Presidenti Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së …