leoni

VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

 

Dimri më i egër, luftë në malet përqark,

Në shtëpia strukur: Pleq, gra e fëmijë!

Ky vend ditën e natën u dogj e u përgjak,

Brez pas brezi shqipet janë flijuar për liri!

 

Në kohë dhune rrëmbehet shpejt arma,

Assesi nuk durohet zullumi ditë e natë!

Burgosjet para fëmijëve, në duar pranga,

Vrasjet, me shenjat në trup vurratë!

 

Nga sulmi barbar toka jonë në tym e flakë,

Pa jetë mbi 45 shtimjanë të pafajshëm!

I vranë katilët me uniforma, pa asnjë shkak,

Kur kufomat s’ i zhdukën natën ia mbathën!…

 

Ah! Masakra nga shteti ishte planifikuar,

Disave ua prenë dorën, këmbën, kokën!…

Kjo tragjedi ç’ njerëzore i ka tmerruar,

burrat nuk e mbajtën veten, u përlotën!…

 

Shprehën dhembshuri të lartë për viktimat,

Të prekur thellë në zemër mezi ecin!

Hap pas hapi ju vijnë në veshë britmat

Dhe diku pranë tyre kokulur mbesin!…

 

Janë qëlluar me plumb e therë si berra,

Masakrën ditës e parë të gjithë e panë!

Përdorën aparate të vogla dhe kamera

Ata që ishin me ambasadorin amerikan!

 

Bishat ishin duke u filmuar kur sulmuan

Kohët ndryshuan,-  ato të vjetrat janë!

Zërat e viktimave kurrë nuk i shuan,

Ah! Lajmi tragjik u përhap në çdo anë!

 

Në tokën arbërore u derdh shumë gjak,

Keqbërësit e ardhur nga moçalet aziatike!

Tërë njerëzimi është tronditur në Reçak!

Sytë i zgurdulloi fort bota demokratike!

 

Trupat e tyre për një ditë janë shkallmuar,

Kurrë nuk janë pajtuar me robërinë!

Nga vendi i të parëve duke na dëbuar,

Me shqiptarë e kemi mbushur Turqinë!

 

Trimat e deshën lirinë, e thanë të vërtetën,

E kapën armën dhe dolën shpejt në mal!

Duke rezistuar sa mundën e mbrojtën jetën

Dhe nuk u nënshtruan dot për të gjallë!

 

Nga kjo ditë në Reçakun e përgjakur,

jeta e mundi vdekjen në sytë e botës!

Luftimet nëpër male nuk janë ndalur,

Krismat s’ kanë pushuar gjatë tërë kohës!

 

Vrasësit janë parë me uniforma policore 

Gjatë natës ikën shpejt jashtë Kosovës!

Krimet prapë u përsëriten në tokën arbërore

Dhe i trazuan Qendrat e mëdha të botës!

 

Në krismat e pushkës, jehona për liri;

Nga mali në mal, nga fusha në fushë,

Nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet

Vdekjes më nuk i trembej askush!

 

Ata që i panë plagët e të masakruarve,

Ishin krah për krah me Ambasorin Voker!*

Le ta mohojnë deklaratën e të huajve,

Këtë trishtim s’ do ta harrojnë asnjëherë!

 

Në çdo plagë shihet dhuna e padurueshme,

Në çdo plagë shihet dhimbja gjatë ditës,

Në çdo plagë shihet e kaluara e dhunshme,

Në çdo plagë shihen kafshimet e bishës!

 

Në çdo plagë shihet vdekja e tmerrshme!

Dashuria për atdheun është shumë e madhe,

më e madhe se vdekja e mistershme,

Ky popull gjithmonë i rënduar me halle!

 

Ata u flijuan nga forca më barbare,

Për të ardhmen tonë në kohë të ashpër!

Ata ishin përkrahës të Luftës Çlirimtare

Se nuk mund të jetonin pa liri në vatër!

 

Më në fund zinxhirin e robërisë shekullore

e këputën në disa vende darët e gjakut tonë!

Në kraharorin e gjerë të tokës arbërore

Janë luleborat, shenjat e Pranverës së vonë!

 

Me shumë miq e shokë në çdo përvjetor,

Përkulemi para tyre deri në tokën e blertë!

Në rresht me kurora lulëkuqesh në dorë,

Nderimi me vlerësim të lartë është përjetë!

 

Jemi gjallë e krenarë, në këto vise arbërie,

Kosova martire është e do të jetë toka jonë!

Ne e ruajtëm vatrën e gjuhën pas çdo stuhie,

Me gjakun tonë do ta mbrojmë gjithmonë!

 

  •  William Wolker, ambasador i OSBE-së në Kosovë!

 

KOSOVË, TOKË MARTIRE

 

Ballëhapur do të jem,

kur punoj e kur këndoj!

Me këto vajza e djem,

vendin tim s’ e lëshoj!

 

Jam në tokë martire,

shqipja në kupë qielli!

Mbi male Shqipërie

ngroh më fort dielli!

 

Jam njeri me besë

plagët s’ i fshehu dot!

Në vendlindje miq pres,

Çdo vit jam më i fortë!

 

Në pemën me kurorë,

Çerdhja në degët e blerta!

Më ngroh dielli arbëror,

sa të jetë në tokë jeta!

 

KOSOVA PA PUNETORE

 

Vend i vogël, pak banorë,

Nëntoka e pasur me ar!

Shpejt mbeti pa punëtorë,

Kemi shumë mërgimtarë!

 

Vijnë refugjatë nga Azia

Punojnë me pagë të lirë!

Po zvogëlohet Shqipëria

Erdhi koha e vështirë!

 

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …